Showbiz

BBC: Bebe Rexha pjesë e pushtimit shqiptar të top-listave

BBC ka shkruar për jetën dhe karrierën e këngëtares shqiptare, Bebe Rexha, për të cilën ka thënë se është në mesin e tre yjeve shqiptare që kanë pushtuar top-listat e muzikës botërore.

Duke folur për sukseset e Bebe Rexhës me këngën “Meant To Be” – duet me Florida Georgia Line dhe me këngën më të re “Girls” në të cilën është pjesë e bashkëpunimit me Rita Orën, Cardi B e Charli XCX.

“Si Dua Lipa dhe Rita Ora, Bebe ka prejardhje shqiptare”, shkruan BBC.

“Atje [në trojet shqiptare] ka diçka në ujë”, ka bërë shaka Bebe Rexha. “Jemi të fuqishëm. Jemi të krijuar si kuaj dhe mund të përballojmë çdo gjë”.

BBC shkruan se babai i Bebes, Flamuri, shkoi në Amerikë si 21-vjeçar dhe bëri punë të ndryshme për të mbajtur familjen.

“Nëna dhe babai punuan shumë, por kurrë nuk më kanë treguar se nuk kishim para”, ka thënë Bebe Rexha.