Showbiz

Dua Lipa barazon rekordin për qëndrim në top-listë

Descriptive Text

Dua Lipa me hitin e saj “New Rules” ka barazuar rekordin për më së shumti javë të kaluara në top-listën e muzikës pop në Billboard.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka qëndruar për 41 javë, duke barazuar rekordin që e mbante Edwin McCain me këngën “I’ll Be” në vitin 1998.

Në muajin shkurt “New Rules” për katër javë ishte në krye të top-listës, transmeton Koha.net.

Këto matje janë bërë përmes transmetimit të këngëve në 40 radio stacione.

Dua gjithashtu i bashkohet Iggy Azaleas si femrat e vetme që kanë qenë pjesë e top-listës me tri këngë.

Në top-listën e muzikës pop Dua është e pranishme me këngët “New Rules”, “One Kiss” dhe “IDGAF”.