Showbiz

Dua Lipa me koncert edhe në Azerbajxhan

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të mbajë koncert në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, për herë të parë.

Koncerti do të mbahet më 8 korrik në “Elektra Events Hall”.

Uebfaqja “azernews” ka shkruar për këngëtaren për të cilën ka treguar se është shqiptare dhe në moshë të re ishte edhe modele.

“New Love” e “Be the One” janë hitet e para të këngëtares, që albumin e parë do ta lansojë në qershor të këtij viti.

Biletat për koncertin e ri do të kushtojnë nga 35 deri 105 dollarë.