Showbiz

Tradhtarët më të famshëm të historisë

Descriptive Text

Kur flasim për tradhti, mendja shkon menjëherë te Bill Clinton dhe historia e tij me Monica Lewinsky.

Ka edhe shumë personazhe të tjerë të famshëm që kanë mbushur faqet e gazetave me historitë e tyre polemizuese, transmeton tch.

Më poshtë, njihuni me tradhtarët më të famshëm të historisë.

Pablo Picasso - Nga të gjitha të dashurat e tij, Marie-Thérèse Walter ishte e preferuara. Mbajti marrëdhënie jashtëmartesore me të për 8 vite dhe i bleu apartament përballë shtëpisë së tij.

John F. Kennedy - Lista e të dashurave me të cilat tradhtonte gruan është e gjatë. Aty gjendet edhe emri i Marilyn Monroe.

Frida Kahlo - Martesa e saj me Diego Rivera ishte katastrofë. E tradhtoi me burrë të fuqishëm si Nickolas Muray, Trotsky dhe Ignacio Aguirre. Pati marrëdhënie edhe me femra.

Albert Einstein - Nuk ishte besnik ndaj dy grave të tij.

Fernand Katoliku - Tradhtoi gruan me kushërirën e tij të parë, përveçse me gra të tjera.

Bill Clinton - Skandali Lewinsky që shpërtheu në vitin 1998 bëri xhiron e botës.

Hugh Grant - Ishte i fejuar me Elisabeth Hurley kur u fotografua në veturën e tij me një prostitutë.

Kristen Stewart - Tradhtoi Robert Pattinsonin me regjisorin e filmit për të cilin po punonte.

François Hollande - Një revistë i zbuloi lidhjen sekrete me aktoren Julie Gayet, gjë që e çoi në krizë nervore zonjën e parë, Valérie Trierweiler.

Princi Charles - Princi i Uellsit kishte marrëdhënie me Camilla Parker ndërkohë që ishte i martuar me Lady Diana.

Woody Allen - Tradhtoi Mia Farrow me vajzën që kishte birësuar, me të cilën është edhe sot i martuar.

Tiger Woods - Në vitin 2009 u zbulua se kishte tradhtuar gruan e tij me shumë femra.

Spencer Tracy - I martuar me Louise Treadwell, mbajti një lidhje të gjatë me Katherine Hepburn, me të cilën xhiroi 9 filma.

Benito Mussolini - Gruaja e dinte gjithmonë se Benito kishte të dashur.

Luigji XIV i Francës - E tradhtoi shumë herë gruan e tij dhe pasi ajo vdiq, u martua me njërën nga të dashurat.

Izabela II e Spanjës - Historia e njeh si nimfomane. Ka pasur shumë histori me burra të tjerë.

Jude Law - Tradhtoi gruan me dadon e fëmijëve.

Ashton Kutcher - U fotografua me një modele ndërkohë që ishte i martuar me Demi Moore. Pas kësaj, Moore i kërkoi divorcin.

Marc Anthony - Tradhtoi gruan me Jennifer Lopez, me të cilën u martua më vonë.

Napoleon Bonaparti - Pasi gruaja e tradhtoi disa herë, nisi dhe ai ta tradhtonte.