Showbiz

Ermal Meta i emocionuar: Vendi im faleminderit, nuk kam për ta harruar

Këngëtari Ermal Meta sot ka mbajtur koncert në Tiranë ku ka argëtuar fansat e tij shqiptarë në sheshin Skënderbej.

Përmes rrjeteve sociale ai ka treguar se çfarë emocione ka pasur, transmeton Koha.net.

“Vendi im faleminderit, nuk kam për ta harruar”, ka shkruar Meta, që përfaqësoi Italinë së fundmi në Eurovision, ndërsa është një nga këngëtarët më të pëlqyer në Itali.