Showbiz

Modelja Bella Hadid u frikësohet operacioneve plastike

Bella Hadid ka mohuar të ketë bërë operacione në fytyrë duke ftuar kritikët që të vijnë dhe ta kontrollojnë vetë fytyrën e saj.

21-vjeçarja është raportuar se ka rregulluar hundën dhe pjesë të tjera të fytyrës qëkur filloi karrierën e modeles në vitin 2013.

Në një intervistë për “InStyle” ka thënë se është shumë e frikësuar nga këto operacione dhe se nuk dëshiron të “ngatërrojë” bukurinë e saj gjenetike.

“Njerëzit mendojnë se kam bërë operacione. A e dini çfarë? Mund të bëjmë një skenim të fytyrës time”, ka thënë ajo.

“Frikësohem t’i vë gjilpërat në buzët e mia. Nuk dua ta ngatërroj fytyrën time”, ka shtuar bukuroshja 21-vjeçare.

Image