Veçantia e Granit Dërgutit

Veçantia e Granit Dërgutit

23 maj 2018 21:28

Një prej emrave më të veçantë dhe unik në skenën muzikore në Kosovë është Granit Dërguti.

Këngëtari, i cili njihet edhe për talentin e tij në rap, ka pak ditë që ka lansuar projektin e tij të titulluar “Take A Shot”, i cili vjen në bashkëpunim me Capital T.

“Take A Shot”, e incizuar kohë më parë, po që tani ka marrë dritën e gjelbër për lansim, po pëlqehet mjaft shumë te fansat e dyshes.

Në planet e radhës si duket i ka ndarë punët mirë Graniti.

E, për projektin solo ai thotë se ka një frymë latine dhe se sjell Granitin e vërtetë.

Ai njihet për disa hite të ndryshme, por cili projekt sipas tij ia ka siguruar famën që sot ka.

Çka e inspiron Granitin në muzikë e çka e dallon atë prej artistëve tjerë në skenën e muzikës shqiptare?

Këto mund t’i kuptoni përmes videos së emisionit “Express” të KTV-së:

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme