Këngëtari grek në Tiranë, nuk i kam sharë shqiptarët, këtu jemi në Iliri

Këngëtari grek në Tiranë, nuk i kam sharë shqiptarët, këtu jemi në Iliri

22 maj 2018 20:34

Në Tiranë ka mbërritur këngëtari grek Notis Sfakianakis, i cili do të interpretojë këngët e tij më të mira në një shfaqje në Pallatin e Kongreseve.

Notis vjen për herë të parë në Shqipëri dhe ka edhe një mesazh në gjuhën shqipe për të gjithë shqiptarët.

I pyetur nga TCH se në Shqipëri ka pasur komente së fundmi sa i përket disa deklaratave që thuhet se keni bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët ku i konsideroni si racë inferiore? Ai u përgjigj:

Nuk i kam thënë kurrë këto fjalë. Mediat më kanë manipuluar. Dhe diçka tjetër, fakti që këtu jemi në Iliri kjo i thotë të gjitha.

Ta ftojmë publikun së bashku në Pallatin e Kongreseve të enjten…

Ju dua shumë, ju pres në Pallatin e Kongreseve!

Komentet

Shto koment

Të ngjashme