Beyonce blen një... kishë

Beyonce blen një... kishë

20 maj 2018 17:36

Ajo është njëra nga femrat më të famshme në planet.

Por duket se karriera në shoubiznes nuk është e mjaftueshme për “Mbretëreshën Bey”, 36 vjeçare, për të cilën raportohet se ka blerë një kishë në New Orleans.

Sipas TMZ, kisha mbi 100 vjeçare ishte listuar me çmim prej 850,000 dollarë me rreth 700 metra katrorë hapësirë, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, thuhet se kisha ka qenë jashtë përdorimit si një vend fetar për një kohë.

Nuk është hera e parë që flitet për Beyoncen në lidhje me kishat – më herët gjatë këtij muaji, Katedralja Grace në San Francisco ka mbajtur për herë të parë një ngjarje me titull ‘Beyonce Mass’, me shërbimin duke përfshirë këngët e saj solo dhe himnet e bendit “Destiny’s Child”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme