Showbiz

Harry dhe Markle shpallen burrë e grua

14:02 - Harry dhe Markle shpallen burrë e grua

Ata thanë “po”! Princi Harry i Anglisë lidhi kurorë mesditën e sotme me aktoren amerikane Meghan Markle, duke u bërë kështu burrë dhe grua.

Të emocionuar që të dy, ata shkuan në altar ku morën bekimin për nisjen e rrugës së re, si bashkëshortë.


13:40 - Meghan hyn në kishë me fustan mahnitës

Meghan Markle ka mbërritur në kishë në ceremoninë martesore me princin Harry, duke u shfaqur e mrekullueshme nën fustanin e bardhë.

Meghan Markle hyri në kishën ku do të martohej me Princin Harry me një fustan të bardhë, të thjeshtë dhe shumë të bukur.

Harry i kapi dorën dhe i tha se dukej fantastike, përpara se të falënderonte babanë e tij, Princin Charles, i cili e shoqëroi deri në altarin e kishës Shën Xhorxh nusen.

Ceremonia e shkëmbimit të unazave u pa nga miliona persona në të gjithë botën.

Mësohet se fustani është dizanjuar nga Clere Keller e Givenchy.

Çifti Clooney, çifti Beckham, Idris Elba, Elton John dhe Oprah Winfrey janë disa nga të ftuarit më të famshëm të kësaj lidhjeje martesore.


10:02 Nisin përgatitjet për martesën e çiftit mbretëror

Turma të mëdha njerëzish janë grumbulluar në Windsor për të qenë dëshmitarë të martesës mbretërore mes Princit Harry dhe Meghan Markle.

Rreth 100.000 persona pritet që të qëndrojnë anës rrugëve, me shpresën se do të shohin sadopak çiftin e lumtur.

600 të ftuar do të jenë të pranishëm në martesë, në kishën St George. 1200 persona janë ftuar në oborrin e Kështjellës Windsor, ndërsa miliona të tjerë do ta ndjekin nëpërmjet televizionit.

Ajo që ka rënë në sy në janë forcat e shtuara të policisë. Snajperë në tarraca, ushtarë të armatosur që patrullojnë rrugët, por jo vetëm. Mediat shkruajnë se gatishmëria është e lartë mes policisë, ushtrisë dhe shërbimeve të fshehta për të parandaluar sulme të mundshme gjatë ditës së madhe të Harry dhe Meghan.

Kjo dasmë po përjeton një mbulim mediatik të paprecedent, për shkak edhe të problemeve të familjes së nuses.

{gallery}