Showbiz

Kida paralajmëron projektin e ri menjëherë pas “Biletës”

Edhe pse s’ka më shumë se katër ditë që nga lansimi i këngës “Bileta”, Kida ka thënë se tashmë është duke punuar në projektin e ardhshëm.

Në “Express” të KTV-së, Kida ka thënë se ka shumë projekte të gatshme të cilat do t’i lansojë së shpejti.

“Ka shumë sende që do të vijnë së shpejti. Fillimisht është edhe një projekt. Ka edhe bashkëpunime”, ka thënë Kida.

Ajo ka komentuar edhe largimin e Mozzikut dhe Getinjos nga labeli “On Records”, ku bën pjesë edhe Kida, duke thënë se problemet mes këngëtarëve dhe kompanisë nuk përfshijnë artistët tjerë dhe se shoqëria mbetet ajo që ka qenë.