“Premtoj” e Faton Isufit me 10 këngë

“Premtoj” e Faton Isufit me 10 këngë

16 maj 2018 22:02

Nga këngë të reja dhe disa të dëgjuara më parë, është bërë një përmbledhje në një album të vetëm.

Me emrin “Premtoj”, ky është albumi më i ri i këngëtarit Faton Isufi, i cili pavarësisht tregut jo të mirë për albume muzikore, ka vendosur ta lansojë një të tillë.

Në top dhjetëshen e këngëve më speciale dhe të rëndësishme brenda albumit është kënga kushtuar qytetit të Gjilanit, për të cilën thotë ka bashkëpunuar me Arbëresh Dalipin.

Albumi dhe këngët deri tani janë pritur mjaft mirë.

Albumi “Premtoj” përmban këngë zhanresh të ndryshme dhe një laramani brenda tij sa i përket muzikës, teksteve e bashkëpunëtorëve, transmeton “Express” i KTV-së.

Faton Isufi vazhdon të jetë tejet i angazhuar edhe në mbrëmje muzikore e ahengje familjare.

Klarineta thotë të jetë pjesë e jetës së Fatonit, e edhe kësaj radhe është pjesë e krijimeve të tij, çka e bën të gjithë albumin edhe më origjinal dhe më të rëndësishëm për karrierën e këngëtarit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme