Kanye West paralajmëron disa albume Foto: Reuters

Kanye West paralajmëron disa albume

16 maj 2018 18:14

Kanye West duket se është duke punuar në këngë të reja për albumet e tija të radhës.

Këngëtari i hitit “Bound 2: ka postuar një video në Twitter ku qëndron para dy tabelave të bardha me pesë tituj, për të cilët besohet të jenë emrat për albumet e reja, përfshirë 'Ye', 'Kids' dhe 'Push', transmeton KP.

Postimi i Kanye vjen disa orë pasi reperi 40-vjeçar pranoi se ka hequr dorë nga telefoni i tij për t’u siguruar që të mos pengohej derisa punon në muzikë.

Bashkëshortja e tij, Kim Kardashian më herët kishte deklaruar se reperi është duke punuar në pesë albume dhe se ishte shumë i zënë për të marrë pjesë në Met Gala.


 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme