Showbiz

Bleona për “DailyMail”: Zhveshja ime është art, jo për të rënë në qendër të vëmendjes

Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, në një intervistë për “DailyMail”, ka thënë se zhveshjet e saj në publik janë art dhe jo me qëllim që të bie në qendër të vëmendjes.

38-vjeçarja ishte bërë lajm në mediat botërore me zhveshjen e saj në muajin mars në ndejën e “Vanity Fair Oscars”, ndërsa tani ka thënë se industria e showbiznesit ka standarde të dyfishta për gratë.

“Gratë kanë qenë të shtypura aq gjatë, të para si objekte nga burrat në këtë industri. E vesha atë fustan të hapur për kampanjën #MeToo (kundër ngacmimeve seksuale). U desh të kuptohej se unë jam e lirë dhe më lejohet të shpreh veten ashtu siç jam në të vërtetë. Të gjitha gratë duhet të ndihen rehat me këdo që janë”, është shprehur Qereti për “DailyMail”.

Bleona po ashtu ka thënë se standardet e dyfishta vlejnë edhe te gjinia femërore, duke shtuar se yjet si Beyonce e Kim Kardashian nuk kritikohen edhe pse ishin zhveshur njësoj si shqiptarja.

“Nëse Kim K ose Beyonce e kanë bërë të njëjtën gjë si unë, ata thonë ‘kanë thyer internetin’. Duhej të ishte ‘o zot sa mirë duken’ – Kim K e bën këtë në baza ditore. Gjithsesi, kur nuk ju njohin, kjo përkthehet sikur kërkon vëmendje”, ka shtuar më tej ajo.

Pavarësisht guximit për këtë dalje, Bleona thotë se ishte nervoze sepse nuk e dinte si do të ishte reagimi i njerëzve.

Këngëtarja ka dhjetë vjet që kur ka dalë në SHBA me tentim që të nisë karrierën ndërkombëtare.