Showbiz

Dua Lipa premton spektakël me performancën në finalen e Ligës së Kampionëve

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, thotë se mezi pret që të performojë në ceremoninë hapëse të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

22-vjeçarja kosovare, që mban çmimin për artisten më të re që ka arritur një miliard klikime dhe që aktualisht është top-artistja më e dëgjuar në Spotify, do të performojë para nisjes së finales mes Real Madridit dhe Liverpoolit më 26 maj në Kiev.

“Jam e nderuar që më është kërkuar të performoj në ceremoninë hapëse të finales në Ligën e Kampionëve – është rast që vjen një herë në jetë. Mezi pres të dal para fansave dhe të jem pjesë e një evenimenti kaq të madh – po planifikoj të jap një shfaqje të paharrueshme”, është shprehur ajo për faqen zyrtare të UEFA-s.

{gallery}