Showbiz

Ndryshimet drastike të Norës, Gentës dhe Dafinës

Fillimi i viteve 2000, shënoi debutimin e shumë këngëtareve shqiptare. Atëkohë, përveç muzikës një paraqitje krejt ndryshe kishin edhe në dukje.

Nora Istrefi, Genta Ismajli dhe Dafina Zeqiri janë tre emra që filluan karrierën e tyre ndryshe prej asaj që prezantojnë sot, raporton emisioni “Express” në KTV.

Me debutimin e saj, Nora Istrefi solli risi në skenë. Veshjet tejet ndryshe, herë sportive e herë elegante në klipe, e bën atë të veçohet në mesin e shumë këngëtareve dhe si e tillë, të bëhet një nga këngëtaret më të kërkuara.