Showbiz

Motra e Kate Middleton, Pippa, në pritje të fëmijës së parë

Derisa Kate Middleton po pret të lindë fëmijën e saj të tretë, motra e saj e vogël Pippa, raportohet se është shtatzënë dhe po pret fëmijën e parë.

Pippa është e martuar me James Matthews, dhe e kanë konfirmuar lajmin duke treguar se është në javën e 12.

The Sun, njofton se Kate është personi i parë që Pippa e ka ndarë lajmin, e më pas i ka treguar burrit të saj.

Pippa dhe James u lidhën fillimisht në fund të vitit 2012, por u ndanë pas disa muajsh. Çifti u pajtua në fund të vitit 2015 dhe njoftoi për lidhjen e tyre në verën e vitit 2016. Më pas, ata u martuan me një ceremoni të mrekullueshme në maj të vitit 2017.