Showbiz

“N’gasz” me reperin Fero

Emisioni që njihet për formatin e veçantë – intervistat me mysafirët të ndryshëm që zhvillohen brenda një veture – vazhdon të sjellë protagonistë interesantë.

Në edicionin e radhës të emisionit “N’gasz” do të jetë një këngëtar, i cili pas çdo interviste televizive ngjall reagime në publik.

Bëhet fjalë për reperin Fero, i cili veten e cilëson tejet origjinal në muzikën që krijon.

Ai në intervistën e tij përkrah autores së emisionit “N’gasz” do të zbulojë gjëra të reja. Autorja e emisionit ka thënë se Fero shpalos një anë tjetër të tij deri në kohën kur u bë i famshëm.

Fero është një prej këngëtarëve, i cili pjesë e skenës muzikore në Kosovë u bë së voni, por pavarësisht kësaj, ai ka një numër të madh të publikut pas vetes, të cilët e dëgjojnë dhe e ndjekin.

Këngët janë vetëm një pjesë e karrierës e si duket, tash edhe paraqitjet e tij, janë ana tjetër e arritjes së famës. Doli në skenë me “A pe din qysh” që ka gati 3 milionë klikime në “YouTube” e para dy muajsh shpërtheu me “Gang Gand” që ka hiç më pak se 11 milionë e 500 mijë klikime. Së fundmi solli bashkëpunimin me Rinën, “S’ka konkurrencë”.