Showbiz

Aktorja amerikane Allison Mack, akuzohet për trafikim me njerëz

Allison Mack, aktore amerikane e njohur edhe për shfaqjen e saj televizive Smallville, është paraqitur në gjykatë për shkak se akuzohet të ketë dorë në një operacion me trafikim seksual, që e monitoron një grup i vogël.

Keith Raniere, e cila njihet si udhëheqëse e këtij grupi, është arrestuar nga FBI në Meksikë, në mars të këtij viti, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Mack, akuzohet ta ketë dhënë ndihmën e saj për të rekrutuar gra e më pas, ato janë shfrytëzuar për marrëdhënie seksuale.

Mack është deklaruar që s’është fajtore për të gjitha akuzat.

Në një seancë të shkurtër e cila u mbajt mbrëmë në një gjykatë federale në Bruklin, gjykatësi ka urdhëruar që Allison Mack, 35 vjeçare, të mbahet në paraburgim.

Gjatë ditës së hënë, Mack pritet të paraqitet përsëri në gjykatë.