Showbiz

Martin Garrixi i trishtuar për Aviciin, e falënderon që e inspiroi

Vdekja e DJ të mirënjohur suedez, Avicii ka trishtuar jashtëzakonisht shumë DJ nga Holanda, Martin Garrix.

Avicii sot ka vdekur në moshën 28 vjeçare, duke lënë prapa një karrierë të jashtëzakonshme muzikore, transmeton Koha.net.

Garrix përmes rrjeteve sociale ka falënderuar Aviciin që e inspiroi atë dhe miliona të tjerë, ndërsa thotë se është shumë i trishtuar.

“Me të vërtet s’mund ta përshkruaj me fjalë sa i trishtuar që jam tani. Faleminderit që më ke inspiruar mua dhe miliona të tjerë. Prehu në paqe Avicii”, ka shkruar 21 vjeçari.