Showbiz

Mozzik reagon për fshirjen e këngës “Madam” nga YouTube

Descriptive Text

Reperi Mozzik ka reaguar pas fshirjes së këngës “Madam” me kërkesë të studios “On Records” për shkelje të të drejtave të autorit dhe pronësisë.

Në një seri videosh të postuara në Instagram, Mozzik ka thënë se kjo këngë ishte realizuar në studion “On Records” nga e cila është larguar para pak kohësh, por ka shtuar se kënga nuk u kishte pëlqyer drejtuesve të kësaj studioje dhe më vonë vendosi për publikimin e saj.

Kënga kishte arritur mbi 7 milionë klikime që prej publikimit në YouTube ndërsa sot është fshirë me kërkesën e studios.

“Është e vërtetë që e këtë këngë e kam incizuar me ata njerëz, por nuk u ka pëlqyer ky projekt dhe mas një kohe kam vendosur ta publikoj. Por nuk do të thotë se unë kam marrë ide prej tyre. Kurrë. Teksti është i shkruar prej zemrës time. Ata që më njohin e dinë se unë e kam shkruar këtë tekst”, ka thënë Mozzik në videot në Instagram.