Showbiz

Aktori Stamos bëhet baba për herë të parë në moshën 54-vjeçare

John Stamos është bërë baba për herë të parë në moshën 54-vjeçare.

Aktori i famshëm dhe bashkëshortja e tij, Caitlin McHugh, kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre, Billy Stamos.

Lajmin e bëri të ditur vetë John Stamos me anë të një postimi në Instagram. “Tani e tutje, pjesa më e rëndësishme e jetës sime do të jetë bashkëshortja dhe djali im”, shkroi ai.

John Stamos është i famshëm për interpretimin në serialet “General Hospital” dhe “Full House”.

Image