Showbiz

Teuta Arifaj dhe Alban Mehmeti, sonte në “Talk”

Emisioni “Talk” vjen në edicionin e ri me dy të ftuar të profileve të ndryshme.

Mysafirja e parë është gazetarja e KTV-së, Teuta Arifaj. Ajo vjen me një rrëfim krejt ndryshe nga paraqitjet nëpër emisione të tjera, duke rrëfyer për familjen e saj, humbjen e papritur të nënës dhe lidhjen me një prej kolegëve të saj po nga KTV-ja.

Ndërkaq, i ftuari i dytë është këngëtari Alban Mehmeti. Pos tjerash, pas shumë vitesh Albanin do ta shihni sërish në rolin e prezantuesve të lajmeve, mirëpo vetëm në “Talk”.

Emisionin mund ta shikoni nga ora 20:00.