Showbiz

Pitt i lumtur pas ndarjes nga Jolie

Kanë kaluar një vit e gjysmë që prej ndarjes nga gruaja e tij Angelina Jolie dhe tani, burimet e afërta me Brad Pittin kanë thënë se ai është shumë më i lumtur.

Ky burim i ka thënë revistës “People’s” se aktori 54-vjeçar është i lumtur dhe se po punon për t’u kthyer në qendër të vëmendjes.

“Ndarja ishte gjë e pikëllueshme dhe befasuese për të, por filloi të kujdeset për veten përsëri”, ka thënë ky burim.

“Tani duket shumë më i lumtur”, ka shtuar ai.

Shkurorëzimi i Angelinës dhe Bradit pritet të finalizohet brenda pak javësh pasi janë pajtuar me kushtet e ndarjes.

“Kushtet e ndarjes kanë përfunduar”, ka thënë një burim tjetër për gazetën britanike “The Sun”.