Showbiz

Miley Cyrus me set fotografish si “lepurushe”

Këngëtarja është parë kohë më parë në protestën kundër përdorimit të armëve në Los Anxhelos krahas shumë aktoreve tjera me famë botërore.

Disa ditë pas kësaj proteste, Miley Cyrus ka bërë një set fotografish, ku ajo shfaqet me stil të veçantë.

25-vjeçarja është “shndërruar” në lepur, veshur në një fustan me prerje të shkurtër, transmeton KosovaPress.

Këngëtarja i ka thënë revistës Vogue se dëshiron të vazhdojë setin e fotografive të nisura për Ditën e Shën Valentinit në muajin shkurt të këtij viti.

“Nëse gjithçka është e bukur ... punon së bashku, kështu që grumbulloni dhe mbani të gjitha preferencat tuaja”, ka thënë Cyrus.

Ajo ka zbuluar për revistën se dëshiron të bëjë një kalendar me plot stil për rrjetet e saja sociale.

“Unë jam vegane dhe më pëlqen stili vegan. Nuk përdor ushqime të kafshëve dhe kam nderin të prezantoj një brend të qëndrueshëm”, është shprehur këngëtarja.

{gallery}