Showbiz

Elvana Gjata sjell sekuenca nga klipi i këngës së re

“Off Guard” është kënga e re nga Elvana e Gjata të cilën ka paralajmëruar se do ta publikojë më 6 prill.

Në rrjetet sociale ajo ka publikuar disa sekuenca nga kjo këngë që vjen me videoklip, transmeton Koha.net.

“Off Guard” vjen në bashkëpunim me reperin e mirënjohur amerikan Ty Dolla Sign.

“Pothuajse është këtu ‘Off Guard’ në bashkëpunim me Ty Dolla Sign, publikohet më 6 prill. E emocionuar që bota ta dëgjojë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Përndryshe Ty Dolla Sign deri më tani ka pasur bashkëpunime me yje të tjerë të muzikës, përfshirë këtu The Weeknd e Wiz Khalifa, me të cilët ka sjellë “Or Nah”. E një muaj më parë kishte sjellë këngë “Psycho” në bashkëpunim me Post Malone.