Showbiz

Dasma e Meghan Markle dhe princit Harry mund të kushtojë 45 milionë dollarë

Revista e modës Elle ka shkruar një artikull për çiftin mbretëror, princin Harry dhe Meghan Markle.

Sipas tyre, nga të gjitha faktet që kanë bërë të ditura çifti, dasma e tyre mund të kushtojë 45 milionë dollarë, transmeton Koha.net.

Revista shkruan se dasma e vëllait të tij, princit William dhe Kate Middleton ka kushtuar 28 milionë dollarë.

Markle ka shpenzuar shumë edhe për veshjet e saj. Një fustan mësohet se i ka kushtuar 560 mijë dollarë.