Showbiz

“Talk”, sonte me shumë mysafirë

Descriptive Text

Edicioni i sotëm i emisionit “Talk” vjen me shumë të ftuar.

I ftuari i parë është aktori Ismet Azemi, i cili është përfolur shumë këto ditë si aktori i cili do të mund të personifikonte rolin e Adem Jasharit në filmin që është përfolur se do të realizohet.

Ndërsa, e ftuar e dytë është Sasa Hoda e cila vjen me një rrëfim emocionues mbi sfidën më të madhe të jetës së saj.

Pjesë e emisionit do të jetë edhe rubrika “Pyetjet e kuqe”, e që kësaj radhe protagonistë do të jenë nënë e birë, aktorja Shengyl Ismaili dhe Lum Veseli.

“Talk”-un mund ta ndiqni nga ora 20:00.