Getinjo tregon për projektet e radhës në karrierën e tij

16 mars 2018 22:40

Emri i tij u përfol shumë muajt e fundit, pas vendimit të befasishëm për t’u larguar bashkë me vëllanë nga labeli “On Records”.

Për herë parë pas zhurmës së krijuar, Getinjo flet ekskluzivisht për emisionin Express në KTV. Vendimin për të mos qenë pjesë e “On Records” ai nuk e konsideron tragjik.

Spekulime të shumta e përcollën atë gjatë kësaj kohë. Madje u tha se emrin artistik “Getinjo” nuk ka të drejtë ta përdorë. Por, çfarë thotë ai për këtë dhe çfarë raporte ka ai tani me artistët e “On Records”, mund t’i ndiqni në videon e mësipërme.

Ajo që i ka mërzitur fansat e vëllezërve Aliu është se projektet e tyre janë fshirë nga menaxherët e labelit, të cilit i përkisnin dhe ato nuk figurojnë më në YouTube.

Megjithatë, Getinjo ka vazhduar punën e tij për këngë e klipe të reja.

Getinjo tregon edhe për bashkëpunëtorët e rinj.

Ai intervistën e tij ekskluzive e përmbyll me një mesazh për të gjithë, por në veçanti për fansat dhe adhuruesit e muzikës së tij.

E tëra që u mbetet adhuruesve të tij është projekti i ri i Getinjos, të cilin ai e quan “bombë” e që pritet të shënojë një kthesë të madhe në karrierën e Getoar Aliut.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme