Showbiz

Disenjatorja Diana Qerimi realizon 20 fustane, gati koleksioni pranverë/verë

Një koleksion i punuar me shumë kreativitet. Shumë ngjyra, prerje interesante, e materiale të veçanta mund të shihen në koleksionin më të ri të disenjatores së njohur Diana Qerimi.

Ajo tashmë ka arritur krejt në fund të gjithë procesit të punës. Dhe kjo është pjesa që disenjatoren e bën të ndihet e relaksuar, pasi pothuajse tashmë është gati për ta prezantuar punën e saj, transmeton emisioni Express në KTV.

Disenjatorja edhe këtë herë ka zgjedhur një ambient të veçantë për të realizaur sesionin fotografik.

Koleksioni Pranverë/Verë përmban 20 fustane, të cilat vijnë në ngjyra verore të cilat edhe përkojnë me trendet e fundit në modë.

Për të realizuar photosesionin, është angazhuar një ekip profesional. Diandra Kajtazi dhe Kleofina Pnishi janë dy modelet të cilat do të prezantojnë fustanet e koleksionit të fundit nga Diana Qerimi.

Koleksioni “Pranvere/Verë” nga Diana Qerimi do të prezantohet së shpejti përmes fotosesionit fotografik, por dhe me një video nga ky koleksion. Ndryshe gjithçka rreth fustaneve, procesit të punës dhe detajeve tjera rreth koleksionit, do të mund t’i ndiqni në Fashionista emision ky i cili transmetohet çdo të mërkurë nga ora 22:25 në KTV.