Alicia Vikander, heroina e “Tomb Rider”

Alicia Vikander, heroina e “Tomb Rider”

14 mars 2018 15:22

Aktorja fituese e çmimit Oscar Alicia Vikander risjellë heroinën dhe supergruan Lara Croft, me të njëjtën frymë feministe, në ripërshtatjen e filmit “Tomb Rider”, i cili do të ketë premierën botërore këtë javë.

Prodhimi i ri hyn thellë në jetën personale dhe emocionale të Lara Croft.

“Historia nis kur Lara nuk ishte një heroinë e aksionit. Ne përpiqemi ta zbërthejmë personazhin e saj duke e treguar atë si një njeri me dobësitë e veta”, tha Alicia Vikander.

Croft, vajza sypatrembur e një aventurieri të zhdukur duhet të tejkalojë limitet e saj kur e gjetën veten në ishullin ku është zhdukur i ati. “Tomb Raider,” i shfaqur fillimisht në ekranin e madh në vitin 2001 me Angeline Jolie në rolin e Croft, rikthehet në një kohë kur Hollivudi po i jep grave më shumë role qendrore në zhanrin e dominuar kryesisht nga meshkujt.

Ai do të jetë edhe një bast për Warner Bros që ka zgjedhur Vikander si yllin e ri të aksionit pas suksesit të aktores jo shumë të njohur izraelite Gal Gadot ne “Wonder Woman”. Vikander u vlerësua me çmimin “Oscar” si aktorja më e mirë në rol dytësore në vitin 2016, për interpretimin në “The Danish Girl”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme