Showbiz

Dafina Zeqiri, kopje e Aaliyah?

Dafina Zeqiri po synon tregun e huaj tash e sa kohë.

Stili i saj derisa bënte muzikë për adhuruesit e saj shqiptarë, ishte krejtësisht ndryshe. Dafina u pëlqye tejet mase nga publiku shqipfolës, por, me tentimin e saj për tregun e huaj, ajo ndryshoi tërësisht.

Mbase Dafina mendoi se me imitim stilesh mund të futej në tregun e huaj. Përveç që klipi “Four Seasons”, projekt ky që i mori shumë kohë Dafinës, ishte diçka e parë, dukja e këngëtares po ashtu nuk ishte ndonjë risi. Flokët e zeza që mbulojnë njërin sy gjatë gjithë kohës? Për kosovarët, ndoshta kjo e fundit nuk është edhe shumë e njohur, por për tregun amerikan po.

Një këngëtare amerikane solli stilin e saj unik vite më parë, stil ky që Dafina Zeqiri mundohet ta kopjojë. Është pikërisht këngëtarja e ndjerë nga New Yorku, Aaliyah, raporton Express i KTV-së.

Edhe pse gjithmonë Dafina ka treguar admirimin për këngëtaren Aaliyah, imitimi nuk është një hap i mirë. Ajo u komentua për këtë gjë nga shumë dëgjues e shikues amerikanë. Kjo, sepse Dafina u përkujdes ta promovojë stilin e saj të ri dhe projektet në revistat e njohura amerikane si FADER.

Komentet negative si debutim në tregun amerikan ishin penalizmi më i madh për të. Mbase Dafina duhet të jetë më e kujdesshme sa u përket influencimeve të tepërta nga këngëtare të huaja, të cilat zbehin origjinalitetin dhe veçoritë e saj.