Showbiz

Sonte në “Talk” e ftuar Xheraldina Rexhepi me një rrëfim mes dhimbjes dhe emocioneve të forta

Emisioni “Talk” sjell sonte rrëfimin ekskluziv të disenjatores së njohur, Xheraldina Rexhepi.

Ajo shfaqet për herë të parë në ekran për të rrëfyer sfidën më të madhe të jetës së saj. Vajza e saj e madhe, Rebeka, vdiq pas një beteje me sëmundjen e kancerit. Xheraldina është pikërisht shembulli i një nëne e cila nuk u dorëzua në asnjë moment, duke lëvizur çdo gurë vetëm për shërimin e fëmijës së saj.

Në këtë rrëfim të vështirë, Xheraldina tregon edhe për jetën e saj tash pas kësaj periudhe.

Se çfarë po ndodh tash me jetën e saj, a është e angazhuar për momentin në ndonjë punë e çfarë planifikon tutje, do ta kuptoni vetëm në “Talk”, sonte nga ora 20:00 në KTV.