Showbiz

Russell Crowe së shpejti “ankand divorci” me gjërat e vlefshme nga filmat e tij

Aktori i njohur  Hollywoodian, Russell Crowe, pak ditë më parë në një postim në Instagram ka zbuluar se më 7 prill do të organizojë një ankand, ku do të nxjerrë rreth 200 sende personale për të paguar divorcin nga ish-bashkëshortja Danielle Spencer.

Në mënyrë ironike aktori australian e ka quajtur ankandin “The Art of Divorce” dhe do të administrohet nga kompania e ankandeve Sotheby’s Australia. Në mënyrë simbolike është menduar që ankandi të mbahet më 7 prill që përkon më ditëlindjen e tij, si edhe me datën e martesës në vitin 2003.

“Divorci është një mënyrë për të vlerësuar realisht gjërat më të rëndësishme të jetës dhe ato që nuk janë kaq të rëndësishme. Gjatë procesit pashë që kisha shumë objekte, gjëra që lidhen me karrierën, objekte koleksioni, etj. Dhe me frymën për të shkuar përpara mendova ta nis me këtë fazë, me një pjesë të koleksionit”, shkruan në komunikatën për shtyp aktori, transmeton tch.

Objektet që do të dalin në ankand kapin një vlerë nga 2.7 deri 3.6 milionë dollarë dhe mes tyre janë relike kinematografike, kujtime sportive, piktura, ora dhe bizhuteri, si edhe një unazë më diamante me vlerë 100 mijë dollarë, të cilën ja dhuroi bashkëshortes për martesë. Në ankand pritet të përfundojë edhe armatura që Russell Crowe veshi në filmin Gladiator, veshja te filmi Robin Hood, etj.

{gallery}