Showbiz

Gruaja e Belushit kërkon shkurorëzim

Descriptive Text

Gruaja e aktorit shqiptar Jim Belushi ka kërkuar shkurorëzim pas gati 20 vjetësh martesë.

Sipas dokumenteve të siguruara nga “The Blast”, Jennifer Sloan ka kërkuar ndarje të hënën, pikërisht në 36-vjetorin e vdekjes së vëllait të Belushit, Johnit.

Belushi ishte martuar me Sloanin më 2 maj, 1998. Çifti ishte takuar më 1993 për herë të parë.

“Ai më puthi në ballë sikur të isha motra e tij. Disa javë më pas më kërkoi të dilnim dhe më pëlqeu. Ishte i sinqertë”, kishte thënë më 2003 Sloan për martesën me Belushin.

63-vjeçari ka dy fëmijë me Sloanin. Ai po ashtu ka një djalë nga martesa e parë me Sandra Davenportin nga vitet 1980-88. Ai ishte i martuar edhe me Marjorie Bransfield, 1990-92.