Watson bën shaka për gabimin në tatuazhin e saj

Watson bën shaka për gabimin në tatuazhin e saj

06 mars 2018 09:21

Emma Watson ka bërë shaka se i duhet një lexues i mirë pasi tatuazhi i përkohshëm të cilin e shfaqi në ceremoninë Oscar pati gabime drejtshkrimore.

27-vjeçarja mbuloi llërën e dorës me tatuazh në përkrahje të lëvizjes “Time’s Up” (Koha mbaroi), që lufton ndaj ngacmimeve seksuale në industrinë filmike.

Por fansat e aktores menjëherë gjetën një gabim drejtshkrimor, ku në tatuazh mungonte një apostrof.

“Përvoja me apostrofa është e domosdoshme”, ka shkruar ajo në një postim në Twitter duke bërë shaka me gabimin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme