Showbiz

Ku ndodhet sot Singullari?

Hip-hop artisti i famshëm shqiptar, Agon Anadolli, i njohur nga të gjithë si Singullari, tash e një kohë nuk është shumë i pranishëm në mediet tona.

Singullari aktualisht jeton në Amerikë, edhe pse në largësi ai akoma po vazhdon të punojë në projektet muzikore. Projekti i fundit është lansuar para tre muajsh dhe është bashkëpunim me Pllug Bois dhe Butën, e quajtur “ Too much”, transmeton kp.

Agon Anadolli është i njohur për këngët e tij dhe bashkëpunimet që i ka sjellë me Lumi B, Lyrical Son, Mc Kreshën e shumë të tjerë.

Ai është mjaft aktiv në rrjetin Instagram, ku tregon për projektet në të cilat po punon dhe tregon moment nga përditshmëria.