Showbiz

Rita Ora shkëlqen në Oscars

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ishte pjesë e darkës së “Oscar 2018”, e organizuar nga “Vanity Fair” dhe “Apple Music”.

Edhe pse ajo nuk ishte e nominuar për ndonjë nga kategoritë e çmimeve “Oscar”, nuk mungoi në mbrëmjen gala të organizuar me këtë rast.

Kështu, vetëm pak minuta më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, e cila ka pasur edhe disa role në kinematografi, së fundmi interpretimi në “Fifty Shades of Grey”, ka postuar foto nga mbrëmja ku duket një yll i vërtetë.

Pa skandale, pa bujë me ndonjë zhveshje të tepruar, ajo është shfaqur super elegante me një fustan të gjatë, të kuq dhe me thekë, transmeton noa.

Rita shkëlqen me plot kuptimin e fjalës sepse ka kuruar me mjeshtëri çdo detaj në pamjen e saj, nga frizura e flokëve, tek grimi, veshja, etj.

{gallery}