Showbiz

Dua Lipa - pop luftëtarja e dashurisë

Disa miq të ekipit “Saturday Night Live” po shikojnë bashkë në ekranin e gjelbër në “Studio 8H”, kur Dua Lipa kalon mes tyre, në një fustan të gjatë të zi, shkel në skenë dhe ulet afër një pianoje të madhe.

Është e enjtja e parë e shkurtit, dhe dy ditë më vonë Lipa do të hyjë në këtë skenë si mysafire e mbrëmjes muzikore. Ajo ka arsye të ndihet me vetëbesim: një pop-këngëtare 22-vjeçare nga Londra, Lipa ishte muzikantja më e kërkuar në Britani të Madhe vitin e kaluar, fansat e saj përfshijnë edhe Chris Martin të “Coldplay” e Bruno Mars, dhe hiti i saj më i madh “New Rules” ka më shumë se një miliard klikime në kanalin “YouTube”.

Lipa e nis me “Homesick”, një baladë e mrekullueshme të cilën e ka shkruar me Martinin, që dallon shumë prej këngëve të repertorit të saj – një melodi e ngadalshme që ia thekson zërin e saj të pasur, e që dallon shumë me këngët që mëtojnë të jenë shumë më të zhurmshme.

Menaxheri i Lipës, Jules, drejton telefonin e tij nga monitori, duke klikuar një video për prova, sepse plani i Lipës është që të ulet në piano lëvizëse gjatë gjithë këngës, dhe megjithëse shpreson që kjo do të incizohet si e fuqishme, ajo po ashtu brengoset se mos po duket shumë statike... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)