10 vjet më parë Bebe Rexha nuk ishte pranuar në “American Idol”, sot bëhet mentore

10 vjet më parë Bebe Rexha nuk ishte pranuar në “American Idol”, sot bëhet mentore

03 mars 2018 18:52

Ëndrrat bëhen realitet nëse vërtet keni besim në vetvete. Është këngëtarja Bebe Rexha që tregon një histori të pabesueshme se si sot ëndrra e saj i është bërë realitet.

Para dhjetë viteve ajo nuk kishte arritur as deri te raundi i parë në “American Idol”, por nuk është dorëzuar që ta realizojë ëndrrën e saj, transmeton Koha.net. Kurse sot ajo ka konfirmuar se është mentore për edicionin e sivjetmë.

“Dhjetë vjet më parë unë dhe nëna ime kishim pritur për 10 orë për të hyrë në audicionin e American Idol. Madje nuk ia dola të kaloja raundin e parë, por nuk u dorëzova të realizoja ëndrrën time. Është çmenduri se si gjërat sillen në jetë në rreth të plotë. Jam shumë e emocionuar të konfirmoj se do të jem mentore e kandidatëve në American Idol këtë edicion”, ka shkruar Bebe Rexha.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme