RollingStone: Dua Lipa, luftëtarja e muzikës pop për dashurinë

RollingStone: Dua Lipa, luftëtarja e muzikës pop për dashurinë

24 shkurt 2018 14:07

Revista e njohur “RollingStone” i ka kushtuar një artikull të gjatë këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa.

Në artikullin me titull: “Dua Lipa, luftëtarja e muzikës pop për dashurinë”, revista e njohur amerikane ka shkruar për hapat e këngëtares drejt majave të industrisë muzikore.

Derisa përmend hitin botëror “New Rules” që ka arritur më shumë se 1 miliard klikime në YouTube, “RollingStone” ndalet te balada e saj “Homesick”, transmeton Koha.net.

“Lipa fillon me këngën ‘Homesick’, një baladë që e shkroi me Chris Martin, e cila është larg prej katalogut të këngëve të saj – një këngë e ngadalshme për zërin e saj të pasur dhe kumbues”, shkruan Rolling Stone.

“Muzika e mbushi shtëpinë e Lipës fal babait të saj, i cili ishte pjesë e një bendi kosovar që quajtur Oda”, shkruan revista.

“E bën për kënaqësi. Pastaj kishin një këngë të madhe të titulluar ‘Beso në Diell. Para dy verave kam bërë një koncert në Kosovë dhe unë me bendin vendosëm që ta befasojmë babanë duke kënduar atë këngë. Ishte surreale, sepse audienca po e këndonte me ne”, ka thënë Dua Lipa për revistën.

“Rolling Stone” gjithashtu ka shkruar për jetën e Dua Lipës në Prishtinë.

“Mund të flisja gjuhën, por nuk mund të lexoja dhe të shkruaja, prandaj kthimi ishte i fishkëm – fëmijët tjerë nuk bënin gabime në detyrat e shtëpisë. Jo vetëm kjo, por isha nxënëse e re në shkollë kur të tjerët kishin formuar shoqëritë e tyre”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme