Showbiz

Askush nuk i vuri re, por Rita Ora solli trendin e ri

Descriptive Text

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka sjellë trendin e ri në paraqitjen e saj në Brit Awards, ku shfaqet me vathë të personalizuar.

Ajo shkëlqeu me një fustan të bardhë me pupla, por askush nuk e kishte vënë re detajin në fytyrën e Ritës.

Disa postime që bëri në rrjete sociale fokusonin mirë vathët që mbanin emrin e saj, aksesorë që mendohen të jenë trendi i këtij viti.

Edhe pse performoi para shumë artistëve disa prej hiteve që ka sjellë gjatë këtij viti, përsëri Rita nuk i hoqi vathët që mund të kthehen në të preferuarit e vajzave.

Do e provonit të bënit një palë vathë të tillë?

{gallery}