Jackie Chan me flakën Olimpike

Jackie Chan me flakën Olimpike

10 February 2018 09:02

Flaka Olimpike arriti në Stadiumin Olimpik “Pyeongchang”, në mëngjesin e së premtes, e përcjellë me një ngjarje të prekur nga glamuri, derisa aktori i njohur Hollywoodian Jackie Chan vrapoi për një kohë të shkurtër me këtë pishtar në dorë.

Në një ceremoni të organizuar, flaka olimpike ndezi një kazan të vendosur në mes të stadiumit, duke e shënuar kështu zyrtarisht fillimin e Lojërave Olimpike, edhe pse garat janë duke u zhvilluar që nga dita e enjte, transmeton Express i KTV-së.

Lojërat e njohura botërore, të cilat sivjet zhvillohen në Korenë e Jugut, do të mbahen deri më 25 shkurt, derisa atletët pjesëmarrës do të garojnë jo vetëm kundër njëri-tjetrit, por edhe kundër temperaturave të ulëta.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme