Showbiz

Eranda e Çuni bëhen bashkë me “Ajo”, presin që kënga të bëhet hit

Descriptive Text

Pas turneve të përbashkëta, në të cilët kishin interpretuar në qytetet e ndryshme të Shqipërisë, Ardit Çuni i kishte bërë një ftesë këngëtares Eranda Libohova, për ta realizuar një këngë të përbashkët.

Libohova nuk kishte hezituar për ta pranuar ftesën e këngëtarit Çuni, teksa brenda muajit janar kanë punuar në projektin muzikor të titulluar “Ajo”.

Tandemi Çuni-Libohova deklaruan për emisionin “Express” se kjo këngë e tyre ritmike e kompozuar nga Marsel Gunga, me tekst të 2 Step, do të shndërrohet në këngë-hit gjatë kësaj periudhe.

Pas projektit, të cilën e solli me Eranda Libohovën, pop këngëtari Ardit Çuni tregoi se gjatë muajve në vazhdim do të publikojë këngët që pritet t'i realizojë; një me Adelina Tahirin dhe tjetrën së bashku me këngëtaren Lori.

Nga ana tjetër, pas një dekade, Eranda Libohova do ta realizojë një duet me motrën e saj Irmën, ndërsa pa dashur të japë më shumë detaje, shtoi se do të publikojë një kuartet, të cilin do ta realizojë me dy këngëtare nga Kosova.