Showbiz

Një shembull si Danjela, vogëlushja fiton zemrat e jurisë dhe publikut

Interpretimi emocional dhe shumë i saktë i këngës “Me ty” nga Danjela në “The Voice Kids” ka emocionuar jurinë e këtij talent-shou, por edhe publikun.

Me të dëgjuar zërin e saj, që të gjithë anëtarët e jurisë u kthyen për ta marrë në ekip, por që ajo zgjodhi që të shkojë te Miriami.

Danjela ka fituar menjëherë zemrat e publikut falë talentit të saj, por edhe historisë së vështirë që bart, transmeton emisioni Express në KTV.

Danjela vjen nga Kukësi, ku jeton me gjyshen e sëmurë, motrat dhe vëllanë e saj në kushte të vështira. Ajo përkujdeset për vëllanë me nevoja të veçanta, ndihmon prindërit, të cilët jetojnë në fshat, larg fëmijëve, për të siguruar jetesën për të gjithë. Ndërkohë, muzika është pasioni i saj i madh.

Danjela ka gjetur një mbështetje të madhe nga personazhet e shumta publike, të cilët po e përkrahin nëpër rrjete sociale me anë të statuseve të shumta. Madje, disa prej tyre që tani po e shohin atë si fituese të denjë për këtë “Voice Kids”.

Por, irritues dhe i papranueshëm ka qenë abuzimi me tituj i disa mediave online. “Vajza e varfër” e “Blegtorja e talentuar” kanë qenë disa nga titujt, për të cilët ka pasur shumë reagime.