Showbiz

Jay Z dhe Beyonce “pushtojnë” tregun, jo vetëm në muzikë

Descriptive Text

Një linjë e re lokalesh do të lançohet së shpejti nga çifti më i famshëm në Hollywood.

Jay Z dhe Beynonce kanë vendosur të zgjerojnë bizneset e tyre në mbarë botën duke projektuar hapjen e “Hovino”, rrjeti më i ri i dyqaneve të ushqimit, i cili gjithashtu do të përfshijë lokale në shtete të ndryshme, transmeton tch.

Ashtu si çdo biznes tjetër i krijuar nga Jay Z edhe ky rrjet pritet të ketë sukses të jashtëzakonshëm.

Rreperi 48-vjeçar njihet për sukseset e tij në biznes.

Kujtojmë këtu që ai është themeluesi i shtëpisë diskografike Roc-A-Fella dhe Roc Nation, duke mos harruar edhe faktin se ai ka promovuar talente të reja në muzikë të cilët kanë arritur majat e karrierës.