Showbiz

Së shpejti rikthehet në skenë diva shqiptare, Adelina Ismaili

Adelina Ismaili njihet si këngëtarja e cila ka bërë revolucion në muzikën shqiptare.

Ka kënduar në rryma të ndryshme, duke trajtuar në këngët e saj gjithnjë tema aktuale. Ajo ka një zë të mrekullueshëm, aftësi të forta për këndim, e zjarrtë në performancë dhe interpretim, transmeton Koha.net. Diva shqiptare, këngëtarja Adelina Ismaili ka një kohë të gjatë që i mungon skenës muzikore.

Tani Adelina paralajmëron se së shpejti do të rikthehet në skenë duke lansuar një këngë të re. Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram.

Në këtë postim, diva shqiptare ka marrë shumë komente lavdëruese dhe Adelina një fanseje i ka kthyer koment duke i thënë “jo vetëm të dielën, por rikthim të plotë për pak kohë”.

 

 

Soon... Very much ADELINA

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel) on