Showbiz

Albina Kelmendi e Nderim Neziri, sonte në “Talk”

Emisioni “Talk” vjen sonte me edicionin e parë të rregullt për këtë vit. Dhe që në këtë edicion vjen me një ndryshim, meqë në studio do të ketë të ftuar ndaras.

Mysafirja e parë është këngëtarja Albina Kelmendi e njohur nga “The Voice Of Albani”, e cila në “Talk” tregon një detaj interesant që ka të bëjë me Festivalin e RTSH-së.

Ndërkaq, mysafiri i dytë është gazetari Nderim Neziri, i cili flet pa dorëza për personazhet tona publike.

Ky edicion i “Talk”-ut sjell edhe dy materiale. Njëra prej tyre sjell top-ngjarjet më të përfolura për Rozana Radin e Rezarta Shkurtën, ndërsa materiali tjetër përfshinë disa video të shkurta shumë të shikuara dhe komentuara nëpër rrjete sociale me të ftuar të ndryshëm të “Talk”-ut.

Emisionin mund ta ndiqni sonte, nga ora 20:00.