Showbiz

Lady Gaga dhe Bradley Cooper në remake të klasikut “Star is born”

Aktori amerikan Bradley Cooper dhe këngëtarja Lady Gaga do të luajnë në remake të filmit më të ri “Ylli ka lindur”, shkruan “Variety”.

Për Cooper ky do të jetë debutimi i parë si regjisor. Bëhet fjalë për adoptimin e filmit nga viti 1954 me Judy Garland dhe James Mason në rolet kryesore në remake e të cilit në vitin 1976 kishin luajtur Chriss Christopherson dhe Barbra Streisand, transmeton KosovaPress.

Për Lady Gaga ky do të jetë roli i parë i rëndësishëm në film. Në versionin e parë të vitit 1937 kanë luajtur Janet Gaynor dhe Fredric March. Remake e filmit së pari ishte dashur ta bëjë Clint Eastwood, i cili me vite kishte tentuar të arrijë marrëveshje me Cooper për pamjen e aktorit kryesor, por në fund hoqi dorë, duke këshilluar Cooper që vetë të bëjë regjinë.