Showbiz

Arnold Schwarzenegger i del në mbrojtje Eliza Dushkut

Descriptive Text

Disa ditë më parë aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, në një postim në rrjetin social Facebook ka rrëfyer se në moshën 12 vjeçare është abuzuar seksualisht.

Lexoni edhe: 

Eliza Dushku pranon se si 12-vjeçare u ngacmua seksualisht në xhirimet e filmit

Reagimet në lidhje me abuzimin e bërë ndaj aktores kanë qenë të shumta.

Një ndër personazhet e famshme, krah së cilit Eliza ka interpretuar në vitin 1994 në filmin “True Lies”, është Arnold Schwarzenegger.

Aktori ka reaguar në rrjetin social Twitter duke theksuar faktin se Eliza është një vajzë dhe aktore e mrekullueshme dhe se është i shokuar nga ajo çfarë i ka ndodhur, transmeton tch. Gjithashtu Schwarzenegger tha se ndihet krenar për guximin e saj për të rrëfyer këtë të vërtetë të hidhur.

Që në momentin që aktorja shqiptare ngriti akuzat ndaj koordinatorit të dublantëve, Joel Kramer, se ka abuzuar me të, edhe dy gra të tjera e kanë akuzuar atë, gjë që sigurisht Kramer i ka mohuar.